Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT:NDËRTOJMË URA DHE RRUGË NË FSHATRAT MALORE

9. nëntor 2021.

Bujanoc - Beograd - Në fshatrat malore Muhovac, Breznicë, Ravno Buçje dhe Pribovc të komunës së Bujanocit me të madhe është duke u punuar në disa projekte infrastrukturore, njofton Komuna.

Në Breznicë, pas kyçjes në kanalizimin e një lagje, është asfaltuar një rrugë në gjatësi prej 480 metrash.

Ka përfunduar projekti i ndërtimit të urës që lidh fshatin Ravno Buçje me rrugën kryesore dhe në ceremoninë e hapjes  mori pjesë edhe kryetari i komunës Nagip Arifi, komunikat nga komuna.

“Edhe Pribovci do të fitojëe rrugë të re, sepse punimet po vazhdojnë me intensitet të madh. Këtë herë fshatin do ta lidhë me rrugën Muhovac – Zarbincë”, thonë në vetëqeverisjen lokale.

Në Muhoc është përfunduar rruga deri te varrezat e fshatit në gjatësi prej 380 metrash.

“Komuna e Bujanocit vazhdon me realizimin e projekteve të parapara me vendimin për buxhetin për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues