Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT KA PRANUAR REAKSIONIN E NUNS-IT

10. dhjetor 2015.

Bujanoc – Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) ka përshëndetur vendimin e udhëheqësisë së komunës së Bujanocit, që nga rendi i ditës në mbledhjen e Kuvendit të tërheq propozimin e vendimit të finansimit të transmetimit direkt të TV të mbledhjeve të parlamentit lokal.

Domethënë, në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Bujanocit, këshillatarët është dashur që të sjellin vendim që transmetimi televiziv i drejtëpërdrejtë i mbledhjeve të të kontraktohet me shoqërinë e mëparshme publike RTV Bujanocin dhe kështu kjo shtëpi publike këtë punë do ta kishte fituar pa tender publik.

Në letrën dërguar më 4 dhjetor, kryetarit të komunës së Bujanocit, NUNS-i ka thënë “se sjellja e këtij vendimi do të kishte paraqitur shkelje të rëndë të Ligjit mbi Finansimin e Informimit dhe Mediave Publike, Ligjit mbi Prokurorokimet Publike dhe rregulloret tjera të cilat i përkasin ndarjes së mjeteve publike buxhetore”. 

NUNS-i në këtë letër ka kujtuar se edhe “njësitë e vetqeverisjeve lokale janë të obligueshme që finansimin e prokurorimeve publike të realizojnë kryesisht në përputhje me Ligjin për Prokurorime Publike, duke rrespektuar parimet e efikasitetit dhe ekonomike, sigurimin e konkurencës, transparencës së procedurës dhe barazisë së ofertuesve”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i Shoqatës ishte i frytshëm dhe kështu propozimi i mëparshëm është tërhequr nga rendi i ditës në mbledhjen e djeshme të kuvendit.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues