Arkiva e lajmeve
                   

KOMUNA E BUJANOCIT BLEN KONTEJNER DHE KAMIONIN PËR PASTRIM

22. dhjetor 2016.

Bujanoc – Vetqeverisja lokale në Bujanoc do t`i kushtoj më shumë rëndësi krijimit të kushteve për rregullimin komunal dhe pastrimin e qytetit, ka paralajmruar kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

„Përveç kamionit të blerë më parë për pastrimin e rrugëve, sëshpejti do të duhej që të marrim edhe kamionin për transportin e mbeturinave, si edhe 180 kontejnerë për hedhjen e mbeturinave, të cilat do t`i ndahen amvisërive në territorin e komunës së Bujanocit. Për vitin e ardhshëm kemi planifikuar blerjen e automjetit për pastrim”, ka thënë Kamberi.

Me propozim buxhetin për vitin 2017, për të cilin fjalën përfundimtare do ta japin këshilltarët në KK të Bujanocit, janë paraparë 5 milionë dinarë për blerjen e këtij automjeti special me furça për pastrimin e pluhurit nga rrugët e Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues