Arkiva e lajmeve
                   

KOMISIONERI I LARTË PËR PAKICAT NACIONALE I OSBES-Ë KAJRAT ABDRAHMANOV NË TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E TRUPIT KOORDINUES

26. tetor 2022.

Beograd - Danijela Nenadiq ushtruese detyre e Shërbimit të Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka biseduar me Kajrat Abdrahmanov për aktivitetet dhe programet më të rëndësishme në tri komuna në jug të Serbisë.

Në takim u diskutua për rezultatet e arritura si dhe për planet dhe aktivitetet e Shërbimit të Trupit koordinues në periudhën e ardhshme.

Në takim u diskutua edhe për regjistrimin e popullsisë, si dhe për aktivitetet e Grupit të posaçëm punues për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Nenadiq foli për investimet e Shërbimit në këto tri komuna, si dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe organet tjera shtetërore në projekte të rëndësishme për banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Komisioneri i lartë Abdrahmanov shprehu kënaqësinë e tij për vizitën dhe konfirmoi përkushtimin e tij për projekte të përbashkëta, duke përfshirë mësimin e serbishtes si gjuhë joamtare dhe mbështetjen e punës së departamentit të Bujanocit të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Novi Sadit.

Abdrahmanov të premten do të vizitojë Bujanocin, ku do të mbahet Këshilli i palëve të interesuara të Fakultetit Ekonomik nga Subotica, departamenti i Bujanocit.

Burimi: Shërbimi i Trupit koordinus