Arkiva e lajmeve
                   

KOMESARIATI: NË QENDRAT E PRANIMIT PËR AZIL JANË AKOMODUAR 4.122 EMIGRANTË

25. janar 2019.

Bujanoc – Sipas të dhënave të Komesariatit Republikan për Refugjatë dhe Emigrim në 16 qendrat e pranimit dhe qendrat për azil në Serbi momentalisht janë gjithsej 4.122 emigrantë, prej të cilëve 399 fëmijë të cilët ndjekin mësimin në qytetet në të cilat janë të akomoduar.

Siç thuhet nga Komesiariati, në tri qendra të pranimit në Rrethin e Pçinjës, në Bujanoc, Vrajë dhe Bosilegrad, janë akomoduar gjithsej 486 shfrytëzues, në mesin e të cilëve edhe 53 fëmijë të moshës shkollore.

Për dallim nga të dhënat e tetorit të vitit të kaluar, numri i emigrantëve të cilët janë të akomoduar në qendrat e pranimit është rritur, kështu që para tre muajve numri i përgjithshëm i të akomoduarve në qendrat e pranim dhe qendrat për azil në Serbi ka qenë 3.501, prej të cilëve 477 kanë qenë të akomoduar në qendrat e pranimit në Rrethin e Pçinjës.

Rritja e numrit të emigrantëve i atribuohet dimrit dhe motit të ftohtë, prandaj shumica e tyre kërkuan shërbimet e qendrave të pritjes, siç ishte rasti në periudhën e verës.

Sipas structurës nacionale, shumica e emigrantëve kanë origjinë nga Afganistani, Irani dhe Pakistani.

Sipas informacioneve nga Komisariati, në të gjitha 16 qendrat e pritjes dhe qendrat e azilit, sigurohen sasitë e nevojshme të ushqimit, ngrohjes dhe asistencës mjekësore për të gjithë ata të cilët gjendet nëpër këto qendra.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues