Arkiva e lajmeve
                   

KOHA E KEQE KA SHTYRË PËRFUNDIMIN E AUTOUDHËS NGA SËRPSKA KUQA DERI NË LEVOSOJË

30. janar 2017.

Bujanoc – Afati për ndërtimin e pjesës së autoudhës nga Sërpska Kuqa deri në Levosojë, në komunën e Bujanocit është shtyrë për dhjetë muaj.

Shkaku kryesor për shtyerjen e punimeve janë 49 ditë me shi dhe borë, vërshimet dhe projektet të cilat është dashur që të përmirësohen.

Kjo pjesë prej 8,06 km është dashur që të lëshohet për qarkullim në fund të vitit 2016, por në rastin më të mirë për automjetet e para në këtë pjesë të jugut në Koridorin 10, do të lëshohet pas 30 tetorit 2017.

Ndërtimi i kësaj pjese iu është besuar edhe konsorciumit të firmave vendore, ndërsa punët realizohen nga ndërmarrja MBA-Milkoviq, Serbia Autoput dhe Laboratori Qendror Rrugor, të cilët punën e kanë filluar në gusht të vitit 2015.

Kjo pjesë financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë, ndërsa vlera e kontraktuar është katër miliardë dinarë.

Burimi: Veçernje Novosti, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues