Arkiva e lajmeve
                   

KOCIJANÇIÇ: AKSH NUK ËSHTË BKS

16. shtator 2015.

Bruksel – Asociacioni i komunave shqiptare i cili është formuar në jug të Serbisë nuk është i njëjtë si Bashkësia e komunave serbe e cila është themeluar gjatë dialogut të Brukselit në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ka deklaruar dje Maja Kocijançiç, zëdhënse e Përfaqësueses së Lartë të UE-së Për Politikë dhe Siguri Të Jashtme, Frederika Mogerinit.

„Bashkësia e komunave serbe është rezultat i bisedimeve shumë specifike të cilat janë zhvilluar në kuadër të dialogut për normalizim”, ka thënë ajo për gazetarët në selinë e Komisonit Europian në Bruksel.

Kur bëhet fjala për pozitën e pakicës shqiptare në Serbi, Kocijançiç ka thënë se Serbia duhet që ndaj të gjitha pakicave të sillet në bazë të rekomandimeve të Këshillit Europian dhe Kartës Europiane mbi të drejtat e njeriut.

“Presim nga Serbia që të vazhdoj të veproj në përputhje me këto”, ka thënë Kocijançiç.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues