Arkiva e lajmeve
                   

KOALICIONI I ALTERNATIVËS PËR NDRYSHIM DHE PARTISË DEMOKRATIVE PËR VEPRIM KA FORMUAR PUSHTETIN NË PRESHEVË

30. maj 2016.

Preshevë – Në seancën konstituive të Kuvendit Komual të Preshevës janë verifikuar mandatet e këshilltarëve, është zgjedhur kryetari, zëdhënsi i kryetarit si dhe sektretari i Kuvendit Komunal, ndërsa në seancën e parë të përbërjes së re është zgjedhur kryetari i komuës.

Për „njeri të parë” të kësaj komune është zgjedhur Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshim. Për kryetar të Kuvendit Komunal është zgjedhur Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, për sekretare të Kuvendit është zgjedhur Hidajete Hiseni, ndërsa për zëdhënëse të kryetarit të Kuvendit Komunal është zgjedhur Nezaqete Isahu. 

Shqiprim Arifi është ekonomist i diplomuar, i cili pas kthimit nga Gjermania ku dhe ka jetuar dhe punuar, ka formuar Alternativën për Ndryshim dhe ka filluar që të mirret me politikë, siç ka thënë më herët nga dëshira për të ndryshuar shumë në aspektin politik apo në çfardo aspekti tjetër në territorin e komunës së tij.

Ardita Sinani është gruaja e parë në këtë funksion të lartë në pushtetit lokal në Preshevë, e cila është profesoreshë e informatikës në gjimnazin e Preshevës, ndërsa në mënyrë aktive mirret me politikë në Partin për Veprim Demokratik.  

Koalicioni i shumicës APN – PVD në parlamentin lokal do të ketë 21 këshilltarë, APN njëmbëdhjetë, PVD dhjetë, ndërsa në opozitë do të jetë Partia Demokratike Shqiptare, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Në ulëset e parlamentit lokal nuk do të ketë asnjë përfaqësues nga partitë politike serbe.

Burimi: Trupi Koordinues