Arkiva e lajmeve
                   

KLUBI VOLEJBOLLISTIK ,,JUNIOR’’ NGA BUJANOCI MORI PJESË NË FESTIVALIN ,,PANDA’’ NË VRANJË

8. qershor 2010.

Klubi vollejbollistik ,,Junior’’ nga Bujanoci më 5 dhe 6 qershorë  ka marrë pjesë në turnirin volejbollistik i cili është organizuar nga ana e KV ,,Panda’’ nga Vranja. Përpos këtyre dy klubeve, në këtë turnir kanë marrë pjesë edhe KV ,,Mladost’’, shkolla e volejbollit ,,Dositej Obradoviq’’, shkolla e volejbollit ,,Ju sportska halla’’ dhe KV ,,Vranje’’.

Volejbollistët e rinjë të KV ,,Junior’’ kanë garuar dy herë me seleksionet ku përfshihen fëmijët të cilët vijojnë shkollën fillore (klasa e shtatë dhe e tetë, klasa e pestë dhe e e gjashtë).

Fëmijët të cilët vijojnë shkollën e volejbollit KV ,,Junior’’ kanë qenë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir.

Pjesëmarrjen e këtyre fëmijëve në këtë turnir e ka mbështetur Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.