Arkiva e lajmeve
                   

KLUBI RINOR I BASKETBOLLIT NGA BUJANOCIT “PLAY 017”, THEMELON AKADEMINË E BASKETBOLLIT

30. janar 2017.

Bujanoc – “Për të ardhmen e basketbollit në Bujanoc nuk duhet të brengosemi. Sepse ajo është e qartë dhe e ndritshme, çka do që të mendojnë të tjerët. Nëse nga vetqeverisja lokale në të ardhmen do të marrin ndonjë ndihmë financiare, klubi do të rritet në qendrën e llojit të tij për zhvillimin e talentëve të basketbollit në jugun e Serbisë”, ka thënë Nenad Stajiq, themeluesi dhe trajneri i klubit basketbollistik PLAY 017, duke paralajmruar edhe themelimin e akademisë së basketbollit në Bujanoc.

 „KB PLAY 017 për gjithçka është kolektiv sportiv i posaçëm në këto hapësira, me më shumë se 200 anëtarë ekipet e të cilit arrijn rezultate të larta. Klubi momentalisht ka tetë seleksione: mini basket – për meshkujt, mini basket – për vajza, pioneret e vegjël, pionirët e vegjël, pionirët, pioneret, kadetët dhe kadetet”, thotë Stajiq.

Atë me cilin Stajiq posaçërisht krenohet është fakti se klubi rrespekton standardet më të larta në punën sportive, arsimore, edukative dhe shpirtërore me fëmijët.

 „Ne edhe më tej dëshirojmë që të jemi mjedisi për shembull të funksionalizimit të suksseshëm multietnik, klubi në të cilin të gjithë anëtarët do të kenë të gjitha drejtat, pa marrë parasysh gjitha paragjykimet, përkatësinë nacionale apo fetare. Nga prindërit e fëmijëve, miqëve të basketbollit nga Bujanoci dhe nga jugu i Serbisë, nga vetqeverisja lokale dhe nga gjithë njerëzit e vullnetit të mirë presim vetëm pak mirëkuptim, i cili do të ndihmojë që Bujanoci dhe kjo hapësirë të fitojnë akademinë multienike rajonale të basketbollit. Ky institucion nesër sipas mendimeve tona, nga djemët dhe vajzat e mira, nga secilido nacionalitet atij shqiptar, serb dhe rom, ortodoks, musliman apo katolik, me sukses do t`i arrijnë madhështitë njerëzore dhe sportive”, tha Stajiq.  

Burimi: Vranjske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues