Arkiva e lajmeve
                   

KLUBI HUMANITAR I FUTBOLLIT BARCELONA NË VIZITË BSK-ËS SË BUJANOCIT

16. prill 2018.

Bujanoc – Përfaqësuesit e Fondacionit të KF Barcelona javën e kaluar kanë qëndruar në Bujanoc, dhe me këtë rast kanë vizituar KB lokal të BSK-ës. Në kuadër të bashkëpunimit të klubit të njohur të shahut dhe UNHCR-ës, Ramon Gariges dhe Laura Sentis kanë vizituar qytetet në Serbi, në të cilat ndodhen kampet e refugjatëve.

Siç njoftoi Gariges, Fondacioni i Barcelonës për herë të parë është present në Serbi, ndërsa qëllimi i tyre është që të njihen me punën dhe kushtet në kampet e refugjatëve dhe posaçërisht janë interesuar për aktivitetet sportive të fëmijëve.

„Kemi ardhur që të shohim se si zhvillohen aktivitetet sportive në këto hapësira dhe sa janë emigrantët e rinj të përfshirë – na vjen mirë që janë të përfshirë”, tha Garites në shoqëri të dy nigerianëve në kampin e refugjatëve në Bujanoc, të cilët çdo ditë trajnohen me futbollistët e BSK-ës.

Anëtarët e klubit të BSK-së takuan përfaqësuesit e fondacionit me mënyrën se si punojnë me kategorinë e të rinjëve, duke theksuar se midis 50 futbollistëve të rinj edhe dhjetra fëmijëve nga kampi i refugjatëve.

Sipas mysafirëve nga Barcelona, ndihma e tyre mund të jetë në formën e pajisjeve sportive dhe sjelljes së trajnerëve të shkolluar, të specializuar për të punuar me fëmijët.

"Fondacioni ynë përdor emrin e njohur të Barcelonës për të siguruar para dhe përmes sportit të promovojë përfshirjen e fëmijëve në shoqëri", tha Gariges.

 Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues