Arkiva e lajmeve
                   

KIRBI: SERBIA ËSHTË VEND TOLERANT

14. maj 2014.

Ambasadori amerikan në Serbi Majkëll Kirbi gjatë vizitës së tij të fundit në jug të Serbisë ka vizituar edhe Këndin Amerikan në Vranjë, ku ka folur rreth sundimit të ligjit për zhvillimin dhe modernizimin e Serbisë.

Ambasadori Kirbi duke folur për çështjen e sundimit të ligjit, ka përmendur se sundimi i ligjit nuk është i rëndësishëm vetëm për hapjen e kapitullit të 23 të bisedimeve me UE-në, por se ka rëndësi të madhe edhe në jetën e përditshme.

Ambasador Kirbi ka deklaruar se Serbia është vendi në të cilin jetojnë më shumë se 30 pakica dhe se mund të thuhet se Serbia është vend tolerant, mirëpo se ajo nuk zbatohet aq mirë
 në praktikë.

„Në pakicat përfshihen edhe shqiptarët të cilët mendojnë se e ardhmja e tyre është në Serbi, ndërsa njejt mendojnë edhe serbët të cilët konsiderojnë se ardhmja e tyre është më shqiptarët“, ka deklaruar ambasador Kirbi.

„Serbia rrespekton të drejtat e tyre si qytetar të Serbisë. Serbia është shoqëri shumë më tolerante se sa konsiderohet, pranon kulturat dhe mendimet e ndryshme, mirëpo kjo nuk shihet shumë mirë në praktikë“, ka thënë ambasador Kirbi.

Ambasadori amerikan Kirbi gjatë këtij rasti theksoi se deri më tani të gjitha qeveritë e shkuara ishin vetëm folës të mirë, sepse të gjithë kanë folur shumë ndërsa pak kanë punuar.

„Mendoj që është formuar Qeveria mjaft e gjërë, e përbër nga dy partitë më të mëdha politike dhe se në të janë të zgjedhur mirë njerezit dhe se tash duhen të merren me çështjet e implementimit“, theksoi ai.

Sipas tij, Serbia deri më tani ka qenë shumë më e mirë në përpilimin e strategjisë se san ë zbatimin e saj..

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues