Arkiva e lajmeve
                   

KËTË VIT DHJETË MASA PËR INKURAJIME PËR FILLIM TË BIZNESEVE

20. janar 2020.

Të gjithë me një ide sipërmarrëse kanë në dispozicion më shumë se dhjetë masa stimuluese shtetërore për të filluar këtë vit. Disa nga lehtësimet në periudhën e kaluar ishin propoyim projekte që prodhuan rezultate të mira. Kryeministrja Ana Brnabiq tha në takimin "Startoni legalisht 2020" se inovacioni dhe punësimi i të rinjve janë përparësi.

Me lehtësimin e përjashtimit për një vit fillestarët në biznes kanë qenë të lirë nga pagesa e kontributeve dhe pjesës së tatimeve kështu duke u hapur 780 ndërmarrje, duke punësuar 850 punëtorë.

"Unë jam veçanërisht e kënaqur që shoh kur janë krijuar këto punë - kryesisht në Brusë, pastaj në Loznic, pastaj në Medvegjë, pastaj në Krupanj dhe në Tërstenik. Saktësisht aty ku kemi nevojë ”, thotë Ana Brnabiq, kryeministre e Qeverisë së Serbisë.

Lehtësimi tani është zgjatur për tre vjet, me që përqindja e lehtësimit të taksave dhe kontributeve zvogëlohet gradualisht. Ata që paguajnë takes paushalle këtë vit kanë siguri të plotë se sa është borxhi i tyre. Nuk ka më dokumente, vendimet i hapin në faqen e internetit të Administratës Tatimore.

 “Sot kemi dy herë më shumë firma të hapura se sa të mbyllura për çdo vit. Ambient më i mirë biznesor dhe mjete inkurajuese”, thekson Stanka Pejanoviq nga AT e Naledës.

Për pesë vite, numri i kompanive dhe aktivitetet sipërmarrëse në vendin tonë janë rritur për 53,000. Nëse krahasohemi me vendet e Bashkimit Evropian, do të ishim në vendin e shtatëmbëdhjetë.

"Gjermania mbështet Serbinë në reformat e administratës publike që lehtësojnë pranimin në BE dhe, më e rëndësishmja, përmirësojnë jetën e qytetarëve. Fryma e sipërmarrjes rritet kur shteti e sheh veten si partner sipërmarrës. “ Projekti “Starto legalisht”është një shembull i mirë”, thekson Thomas Shib, ambasadori gjerman.

Ky është edhe viti kur konkurrenca e qyteteve dhe komunave - Ndërmarrësia Kampione 2020. Do të vlerësohen, duke përdorur lehtësira shtetërore, të cilët do të hapin më shumë firma sipërmarrëse. Suksesi do të varet gjithashtu nga sa investojnë vetë.

Kryeministrja kujton që ne jemi një vend që është shpallur dy herë lider në tërheqjen e investimeve të huaja në tre vitet e fundit.

"Tani le të tregojmë se ne gjithashtu mund të jemi një udhëheqës botëror në ndërmarrësi," tha Bërnabiq.

Një sfidë shtesë është kalimi nga zona e zeze në legale. Vlerësohet se rreth 66,000 firma vazhdojnë të operojnë në të zezë.

Burimi: Poslovno Jutro dhe Trupi Koordinues