Arkiva e lajmeve
                   

KËRKOHEN HERONJËT E RI TË SERBISË!

5. nëntor 2015.

Secila kohë krijon heronjët e vet. Kërkojmë heronjët e rinj, nismëtarët e ndryshimeve positive, të rinjët të cilët përpos të gjithave dhe gjithëve, çdo ditë punojnë, mësojnë, krijojnë, ispirojnë të tjerët dhe luftojnë që të ndryshojnë jetën dhe rrethin e tyre në të mirë.

Për herë të parë duke mbajtë brendet serbe: EGZIT, festivalin më të madh europian të shpallur si më i miri në vitin 2013, dhe NIS-in – kompaninë më të suksseshme në Serbi, shpallin konkursin Youth Heroes – mirënjohjen për heronjët e rinj të Serbisë në fushën e arsimit/shkencës, sipërmarrësisë, aktivizmit shoqëror, kulturës/artit dhe industrive kreative.

 Secila kohë krijon heronjët e vet. Në Serbi ka shumë heronj të rinj të cilët krijohen në heshtje dhe arrijnë suksese të mëdha, fitojnë medalje në garat shkencore ndërkombëtare, avansojnë bashkësinë e tyre lokale, krijojnë vepra të përkryera artistike, kriojnë kompani të sukseshme dhe kreative. Dëshira jonë është që t’i tërheqim nga anonimaniteti, t’i prezentojmë në publik dhe t’i promovojmë si yje në rritje, në mënyrë që të bëhen inspirim, krenari dhe inspirim për moshatarët e tyre dhe për ne. Vetëm përmes promovimit të modeleve të të rinjëve mund të zhvillohen gjeneratat e reja të cilat do të jenë forcë e ndryshimeve dhe krijimit të shoqërive të bazuara në dituri dhe kreativitet. Dëshirojmë që këta heronj të rinj të jenë ambasadorë për gjithë ne dhe përmes shembujve individual të na paraqesin ardhmërinë në vepër.

Në dhjetor do të shpallen pesëmbëdhjetë kandidatë (nga tri më të mirat nga secila fushë) do të fitojnë mirënjohje të Youth Hereos, ndërsa fituesit do të zgjidhen nga juria e përbërë nga përfaqëuesit e EGZIT-it, NIS-it dhe personaliteteve të njohur nga fusha e arsimit/shkencës, sipërmarrësisë, aktivizmit shoqëror, kulturës dhe industrisë kreative. Komisioni do të evalvuoj paraqitjet sipas formularit në vijim: 50% e vlerës së poenave mban suksesi i arritur i kandidatit në njërën nga 5 fushat e paraqitjes; Si kandidati me qasjen individuale ka ndikuar pozitivisht tek moshatarët e vet 35% poena; planet për zhvillim të ardhshëm të kandidatëve me 15% poena.

Konkursi është i hapur deri më 23 nëntor 2015.

Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë të rinjët shtetas të Republikës së Serbisë me vendbanim në territorin e Republikës së Serbisë, të moshës 15 deri 30 vjeç, të cilët kanë të arritura të posaçme, çmime, mirënjohje nga fusha e arsimit/shkencës, sipërmarrësisë, aktivizmit shoqërore, kulturës/artit dhe industrisë kreative. Kandidatët mund t’i propozojnë organizatave, personi tjetër apo mund të paraqitet përmes dërgimit të konkursit të plotësuar dhe fotokopjes së dokumenteve të cilët konfirmojnë të dhënat nga formulari konkursit siç janë diplomat dhe vërtetimet e arsimimit, mirënjohjet dhe çmimet nga fushat e veprimtarisë, mediat etj.

Formularin e konkursit mund ta merrni në këtë adresë: http://razvoj.gradjanske.org/index.php?option=com_content&view=article&id=566:traze-se-mladi-heroji-srbije&catid=29&Itemid=319

Paraqitjes me formularin e plotësuar të konkursit dërgohen në exitfoundation@exitfest.org, deri më 23 nëntor 2015.

Burimi: Qendra Resurs dhe Trupi Koordinues