Arkiva e lajmeve
                   

KËRKOHEN 100 ZJARRËFIKËS TË RINJ, NË JUGUN E SERBISË DO TË PUNËSOHEN 15

16. gusht 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Në konkursin për zjarrëfikës, të cilin MPB e ka shpallur më 11 gusht dhe i cili zgjat 30 ditë, do të zgjidhen 100 kandidatë për trajnim për zjarrëfikës.

Në mënyrë që kandidati të kaloj në konkurs, duhet në mes të tjerash të ketë në mes 19 dhe 30 vjet, të ketë të mbaruar shkollën e mesme dhe kategorinë  “C” të lejes së vozitjes, është thënë MPB-ës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë paraqitjet për konkurs në stacionin e policisë në të cilin e kanë vendbanimin.

Në mënyrë që të paraqiteni në konkurs duhet të plotësoni kushtet e caktuara, të jeni shtetars të Republikës së Serbisë, përkatësisht të keni vendbanim në territorin e Serbisë më së paku prej katër vjet e gjysmë.

Kandidatët duhen të kenë vendbanim më së paku një vit në territorin e njësisë së organizuar për të cilën shpallet konkursi, deri në ditën e përfundimit të konkursit. Nuk guxojnë që të egzistojnë pengesa të sigurisë për themelimin e mardhënies së punës në MPB, ndërsa duhet të plotësohen edhe kushtet e posaçme të cilat i përkasin shëndetit, aftësisë psiqiko-fizike dhe themelore motorike.

Pas dorëzimit të dokumenteve, thuhet në MPB, do të kryhet selektimi i kandidatëve sipas përmbushjes së kritereve të cilat nvaren nga kontrollimi mjekësor, vërtetimi i aftësive psikologjike dhe motorike, por edhe intrevista e cila do të realizohet me secilin kandidatë në vete.

Trajnimi profesional i kandidatëve të zgjedhur do të zgjasë 17 javë pune. Zjarrëfikësit e trajnuar do të renditen në departamentin për zjarr dhe shpëtim në 46 komunat në Serbi.

Në Sëvrling do të pranohen 4, në Preshevë 3, nga dy zjarrëfikës në Bosilegrad, Bojnik dhe Dolevcë, ndërsa nga një në Medvegjë dhe Bujanoc, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues