Arkiva e lajmeve
                   

KËRKESA PËR KOMPENZIMIN E DËMIT NGA PËRMBYTJET DERI MË TANI MË SHUMË SE 130 BANORËT TË KOMUNËS SË BUJANOCIT

27. janar 2021.

Bujanoc - Në më pak se dy javë nga fillimi i raportimit të dëmit të shkaktuar nga përmbytjet në komunën e Bujanocit, rreth 130 vendas paraqitën kërkesën për kompensim në Shtabin Lokal për Situata të Jashtëzakonshme.

Duke pasur parasysh që afati i fundit për dorëzimin e kërkesave skadon më 13 shkurt, pritet që numri përfundimtar i qytetarëve që do të kërkojnë ndihmë nga komuna për riparimin e dëmeve për amviseri do të jetë dukshëm më i lartë.

Numri më i madh i kërkesave të marra deri më tani është nga banorët e Lluçanit, Oslares, Konculit, Levosojës, Nova Naseles dhe Banjës së Bujanocit.

Pikërisht ishin këto vende që u prekën më shumë nga përmbytjet më 11 janar.

Përveç kompensimit nga vetëqeverisja lokale është paraqitur edhe ndihma e shtetit.

Katër ditë më parë, Qeveria e Republikës së Serbisë shpalli një gjendje të katastrofës natyrore në komunën e Bujanocit dhe 17 komuna të tjera në jug të vendit, duke njoftuar se në atë mënyrë do të jetë në gjendje të sigurojë ndihmë për zonat e përmbytura.

Ky vendim do të fillojë mekanizmin e Zyrës për Menaxhimin e Investimeve Publike për dërgimin e ndihmës për rindërtimin e objekteve të dëmtuara të strehimit familjar në pronësi të qytetarëve, objekteve publike në pronësi publike dhe infrastrukturës, njoftoi Qeveria e Republikës së Serbisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues