Arkiva e lajmeve
                   

"KAZANI I ARTË I GEJZERIT" - GARA PËR MJESHTRAT E SUPËS TË PESHKUT NË BANJË TË SIJARINËS

9. gusht 2018.

Medvegjë - Manifestimi tradicional "Kazani i Artë i Gejzerit" do të mbahet më 12 gusht në Banjë të Sijarinës, përveç garës për gatimin e supës së peshkut më të mirë, pritet dhe garime  të tjera, programi argëtues dhe dreka e përbashkët.

Sipas orarit të Organizatës Turistike të Medvegjës, në ora 8 do të organizohet gara në peshkim për anëtarët e Organizatës së Peshkatarëve Sportiv "Jabllanica e Epërme".

Paraqitja e garuesve për të përgatitur supën e peshkut do të zhvillohet nga ora 11.30, me atë që një ekip mund ta përbëjnë vetëm dy anëtarë, ndërsa gara e cila zgjatë  nga 12 deri në 14, do të mbahet në shëtitoren pranë hotelit “Gejzer”.  

Koha prej 14 deri në 15 orë është e rezervuar për programin kulturor artistik, dhe pas kësaj  është shpallja e mjeshtrave më të mirë të supës së peshkut.

Dreka festive për pjesëmarrësit e manifestimit dhe degustimi i supës të peshkut planifikohet nga ora 15 deri në 18.

Paraqitja e garuesve dhe ekipeve duhet të bëhet jo më vonë se të enjten, më 9 gusht, në numrat e telefonit 064/3979255 dhe 064/4391185.

Organizatorët e kësaj ngjarje janë peshkatarët nga Organizata e Peshkatarëve Sportiv " Jabllanica e Epërme" nga Medvegja, në bashkëpunim me Organizatën Turistike dhe Spitalin Spicial për Rehabilitim të Banjës së Sijarinës “Gejzer”, nën përkujdesin e komunës së Medvegjës. Sponsor medial i kësaj ngjarje është Radio Medvegja.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues