Arkiva e lajmeve
                   

KATALOGU ME EMRA DHE MBIEMRA SHQIPTARË PËR NJË KOMUNIKIM DHE TË KUPTUARIT MË TË MIRË

11. dhjetor 2019.

Bujanoc - Një katalog i emrave dhe mibemrave më të shpeshtë shqiptarë është prezantuar në Bujanoc, i cili do t'u lejojë ofiqarëve të regjistrojnë emrat pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Katalogun mund ta përdorin edhe shërbimet tjera publike.

Në prezantimin e katalogut në Paralelen e Fakultetit të Ekonomisë në Bujanoc, u deklarua se katalogu përmban transkriptime të emrave dhe mbiemrave shqiptarë në gjuhën serbe dhe shkrimin çirilikë, si dhe është i tipit të hapur, gjegjësisht mund të plotësohet në të ardhmen.

Nevoja për një katalog të tillë erdhi sepse shqiptarët kishin probleme për të ushtruar të drejta të caktuara sa herë që emrat e tyre personalë transkriptoheshin ndryshe në dokumente.

Katalogu, i bërë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi, Trupin Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, do të përdoret në regjistrimin e të porsalindurve në librat spitalorë në Vrajë, Leskoc dhe Nish , si dhe kudo që të jetë e nevojshme.

"Katalogu është një sukses i përbashkët i gjithë nve dhe me përpilimin e tij është realizuar   rekomandimi i Mbrojtësit të Qytetarëve. Kjo ishte nevoja e pakicës kombëtare shqiptare, vetëqeverisjeve lokale dhe shërbimeve publike, para së gjithash organeve të ofiqarei por edhe të të gjithë organeve të tjera, të cilëve tani do t`iu lehtësohet regjistrimi”, tha Ivan Bosnjak, sekretar shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Sekretari shtetëror Boshnjak tha gjithashtu se në këtë mënyrë shteti tregon se si duhet të komunikojë me pakicat kombëtare.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se hartimi i katalogut ishte një hap pozitiv drejt një komunikimi më të mirë.

"Ekziston nevoja për të eleminuar problemin e regjistrimit dhe marrjes së dokumenteve personale nga policia, dhe ky katalog është vetëm një hap në ushtrimin e të drejtës së përdorimit të gjuhës dhe shkrimit të pakicës shqiptare zyrtarisht", tha Kamberi.

Joseph Melot, zëdhënës i shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi, tha se Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të mbështesë aktivitete që synojnë ushtrimin e të drejtave të personave që i përkasin të gjitha pakicave kombëtare në Serbi.

"Puna nuk është përfunduar nga katalogu. Shërbimet duhet të inkurajohen që t'i përdorin ato dhe t'i informojnë anëtarët e komunitetit shqiptar se ekziston dhe do ta bëjnë më të lehtë për ata të ushtrojnë të drejtat e tyre", tha Melot.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shprehu shpresë se problemet e tjera do të zgjidhen në këtë mënyrë, ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, tha se "ky është një hap i vogël, por shumë domethënës për afirmimin të drejtat e pakicës shqiptare ".

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisja Lokale do të shpërndajë katalogun në zyra në të gjithë vendin deri në fund të vitit, ndërsa Misioni i OSBE-së në Serbi do të jetë përgjegjës për shtypjen e tij.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues