Arkiva e lajmeve
                   

KARNEVALI SPEKTAKULAR NË MEDVEGJË MË 21 QERSHOR

15. qershor 2017.

Medvegjë – Organizata Turistike e komunës së Medvegjës, me rastin e përfundimit të vitit shkollor dhe fillimin e sezonit turistik, organizon manifestimin e dytë me radhë “Karnevali i më të rinjëve, të rinjë dhe gjithnjë të rinjëve”.

 “Defileja” solemne do të mbahet më 21 qershor me fillim në ora 19. Në krye të paradës karnevale do të jetë Mazhoretat e Leskocit në përcjellje të orkestrës frymore Insidora Zeqiroviqa nga Bojniku.

Rruga e karnevalit do të sillet nga udhëkryqi tek STR “Joviq” deri në platon pranë Shtëpisë së Kulturës.

Organizata Turistike e Medvegjës fton të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në karnevalin egzistues, ndërsa informacionet e duhura mund të merren në numrin e telefonit: 016/ 891 – 348 apo të vijnë personalisht në hapësirat e Organizatës Turistike, të cilat ndodhen në qendër të Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues