Arkiva e lajmeve
                   

KARNEVALI NË MEDVEGJË

20. qershor 2018.

Medvegjë – Me rastin e përfundimit të vitit shkollor dhe fillimit të sezonit turistik, Organizata turistike e komunës së Medvegjës organizon për herë të tretë “Karnevali i më të rinjëve, të rinjëve dhe gjithmonë të rinjëve”.

Defilimi festiv do të mbahet më 20 qershor, duke filluar nga ora 19:00. Ashtu si në vitet e mëparshme, në krye të kolonës së karnavalit do të jetë “Mezhoretat nga Leskoci” të cilat zyrtarisht do ta hapin karnevalin. Rruga e karnevalit është nga udhëkryqi tek posta deri në plato pranë Qendrës Kulturore.

Organizata turistike e komunës së Medvegjës ftoi të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në karneval.

Të gjitha informatat rreth karnavalit mund të merren në hapësirat e Organizatës Turistike të Medvegjës si dhe në telefon 016/891-348.

Burimi:Dnevnik jug dhe Trupi Koordinues