Arkiva e lajmeve
                   

KARIKUSET PËR AUTOMOBILAT ELEKTRIK NGA KORRIKU NË PIKË PAGESËN NË PRESHEVË

13. qershor 2017.

Preshevë – Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës ka lajmruar se në fillim të korrikut do të filloj instalimi i njërit nga pesë karikusat për automobilat elektrik në rrugët e koridorit përmes Serbisë.

Sëpari në stacionet për pagesë në Preshevë dhe Shid, ndërsa pastaj edhe në pikëpagesat në Dimitrovgrad, Subotic dhe Bubanj Potok në Beograd. Fjala është për gjeneratën e fundit të karikusave elektrik të cilat kanë të instaluar pajisjen për përdorim papages të internetit.

Në këto karikusa njëkohësisht mund të mbushen tri automobila.

Nga Ministria përkatëse është kumtuar se në pushimoren “Jerina”, në autoudhën prej Beogradit në drejtim të Nishit, është lëshuar lidhja e parë papages në Koridorin 10.

Interneti falas do të jetë i qasur edhe në katër pushimore në koridorin 10 – Shimanovc 1 dhe Shimanovc 2, Feketiq 1 dhe Feketiq 2. Projekti realizohet në bashkëpunim me KP “Putevi Srbije”.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues