Arkiva e lajmeve
                   

KANË PËRFUNDUAR DITËT E DIASPORËS 2019

8. gusht 2019.

Bujanoc- Ditët e Diasporës për këtë vit përfunduan me një prezantim të produkteve lokale, një ekspozitë me piktura, fjalime përkujtimore dhe një program argëtimi në sheshin e Bujanocit.

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, foli me përfaqësuesit e qytetarëve të Bujanoc që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, dhe më vonë së bashku me ata dhe qytetarët tjetër vizitoi shtandet.

Tradicionalisht, hotelieria iu besua dy ndërmarrjeve lokale të mishit dhe një ndërmarrje të mirënjohur të pijeve freskuese nga Presheva.

Përveç tyre, kishte prodhues të mjaltit, frutave dhe perimeve, qumështit dhe produkteve të qumështit, dhe vëmendjen më të madhe e tërhoqi prodhuesi i parfumeve nga Bujanoci i cili ka prodhim në Prishtinë.

Veprat e piktores akademike Leoneta Abdili nga Bujanoc e freskuan këtë ngjarje.

Manifestimi u organizua në një pjesë të sheshit përpara Shtëpisë së Kulturës, dhe kishte më pak turma sesa vitet e kaluara në këtë ditë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues