Arkiva e lajmeve
                   

KANË FSHEHUR XHINSEVE NË VAGON

12. janar 2015.

Preshevë – Në trenin ndërkombëtar i cili qarkullon në lidhjen e rregullt Beograd – Shkup, policia dhe doganierët kanë ndaluar kontrabandimin e rreth 200 palë xhinseve.

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, në stacionin hekurudhor në Preshevë, gjatë kontrollimit detal të trenit ndërkombëtar, në pjesën e epërme të trenit janë zbuluar 198 palë xhinse të markës “Big Ben”, të prodhuara në Novi Pazar.

Doganierët xhinëset i kanë zbuluar kur kanë hequr pengesën e cila ndan pjesën e epërme të trenit me atë të mbrendshmen.

Duke marrë parasysh se nuk ishte e ditur se kush është pronar i atij malli të zbuluar, është ngritur padi për kundërvatje kundër N.N personit, ndërsa malli përkohësisht është marrë.
 

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues