Arkiva e lajmeve
                   

KANË FILLUAR GARAT "KAMPIONIËT PA PAGESË TË GATSHME"

19. korrik 2019.

Nën sloganin "Paguaj me kartelë dhe fito", në ditën e parë të korrikut filluan garat e e-qyteteve dhe bashkive - "Kampionët pa pagesë të gatshme". Qeveritë lokale që janë më të suksesshme në motivimin e qytetarëve dhe ekonomisë për të paguar taksat, shpërblimet dhe tatimet të paguajnë me kartela, do të marrin shpërblime të vlefshme duke përfshirë një shesh lojërash për fëmijë dhe realizimin një prezantim online, njofton zyra qeveritare për bashkëpunim me media. 

Në garë marrin pjesë 60 qytete dhe komuna nga territori i Republikës së Serbisë të cilët kanë treguar gatishmëri për të modernizuar sportelet e tyre dhe për të futur një shërbim me  pagesë jo të gatshme për qytetarët dhe bizneset.

Fituesit do të përzgjidhen sipas numrit të pagesave të realizuara me kartela në sportelin e qeverisjes lokale në raport me popullsinë, nga 1 korriku deri më 31 dhjetor.

Mihailo Jovanoviç, drejtor i IT dhe e-administratës, thotë se konkurrenca është një nga aktivitetet e parashikuara nga programi i ri kombëtar për luftimin e ekonomisë jashtë ligjore që ka për qëllim zvogëlimin e përdorimit të parave të gatshme, pasi që paraja kesh është gjenerator legal  për tregti dhe evazioni fiskal.

"Me veprime të tilla, ne duam të zhvillojmë një kulturë jo me para në dorë, të ndërtojmë një administratë publike efikase dhe transparente dhe t'u mundësojmë qytetarëve të kryejnë të gjitha detyrat që lidhen me marrjen e dokumenteve dhe pagesën e taksave dhe tarifave në sportelin e institucionit pa shkuarje në postë apo bankë” , shpjegon Jovanoviç.

Edhe pse në vendet për  shitje në Serbi ka pothuajse 90,000 terminale POS, është ende dy herë më pak se mesatarja evropiane, dhe në shumë vende nuk është e mundur të paguhet me kartelë. Për këtë arsye, për të gjitha 60 vetëqeverisjet lokale që morën pjesë në gara, u siguruan një instalim falas i POS terminalit dhe markimi i sporteleve.

Pesë "kampionët" e parë marrin një prezantim në internet "Shërbimi i qytetarëve" në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Serbisë , ndërsa shpërblimi për qeverisjen lokale është një shesh lojrash për fëmijë me vlerë 20,000 euro.

Për gjatë kohëzgjatjes së garës, për të gjithë ata që vendosin të paguajnë shërbimet me kartela, komunat apo qytetet, janë siguruar provezionet më të  ulëta prej 45 dinarëve  për pagesa deri në 4,500 dinarë ose njëqind për pagesa me vlerë të lartë,  u tha nga zyra e qeverisë për bashkëpunim me media .

Qytetarët dhe bizneset mund të kontrollojnë nëse vetëqeverisja e tyre lokale ka prezantuar mundësinë e pagesës me kartelë dhe të mësojë më shumë rreth garës në portalin kombëtar www.uzmiracun.rs.

Konkursi i qyteteve dhe komunave - "Kampioni pa pagesë të gatshme" organizohet nga Zyra e IT dhe e-Administrata, në bashkëpunim me NALED-in dhe me mbështetjen e kompanive "Mastercard" dhe "Visa".

Burimi: RTS, Vecernjenonosti dhe Trupi koordinues