Arkiva e lajmeve
                   

KANDIDATURA PËR ANËTARSIM NË TRUPIN E PËRBASHKËT PËR PËRKRAHJEN E PUNËS DHE KOORDINIMIT TË MBIKËQYRJES SË PUNËS SË KOMISIONEVE NDËRDIKASTERIALE

19. janar 2016.

Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, dërgon ftesë publike organizatave të shoqërisë civile për propozimin e kandidatëve nga radhët  e organizatave të shoqërisë civile për anëtarë dhe zëdhënës anëtarët e Trupit të përbashkët për përkrahjen e punës dhe koordinimit të mbikëqyrjes së punës së komisioneve ndërdikasteriale për vlerësimet e nevojave për ofrimin e mbështetjes shtesë arsimore, shëndetësore dhe socilae të fëmijës dhe nxënësit.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 26 janar 2016.

Paraqitjet me shembujt e nevojshëm dorëzohen me postë në adresën:

Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Bulevar Mihaila Pupina 2, hyrja lindore, 11000 Beograd, me mbishkrimin: “Predlaganje kandidata iz reda civilnog društva za članstvo u Zajedničkom telu za podršku radu i koordinaciju nadzora nad radom interresornih komisija za procenu potreba za pružanjem dodatne obrazovne, zdravstvene i socialne podrške detetu i učeniku – ne otvarati“.

Të gjitha informacionet dhe informatat shtesë gjenden në tekstin e Ftesës publike të cilën mund ta shkarkoni në http://www.civilnodrustvo.gov.rs/

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupi Koordinues