Arkiva e lajmeve
                   

KAMPI I BASKETBOLLIT PËR VAJZAT DHE DJEMT E KB “PLAY 017”

24. korrik 2017.

Bujanoc – Klubi Basketbollistik “Play 017” nga Bujanoci dhe KB “Panteri” nga Vraja për herë të parë në këtë vit organizojnë kampin prej 24 deri 31 korrik, në hotelin “Banjica” në Soko Banjë.

Në kamp do të qëndrojnë 140 vajza dhe djemë të lindur në periudhën prej vitit 2000 deri 2009.

„Përveç fëmijëve të klubeve tona, në kamp do të qëndrojnë edhe basketbollistët e vegjë nga Maqedonia, Gjermania dhe Suedia”, tha kryetari dhe trajneri i “Play 017”, Nenad Stajiq.

 „Në kamp do të ushtrojnë sipas programit i cili është përbërë në bazë të moshës dhe shkallës së aftësimit të fëmijëve. Do të mbahen dy ushtrime në ditë, ndërsa çdo mbrëmje do të organizohen ndeshje”, tha Stajiq.

 „çdo ditë do të organizohet larja në vendin natyror për piknik, ndërsa është paraparë edhe që kampistët ta kalojnë një ditë në aqua park në Soko Banjë. Për të gjithë pjesëmarrësit e kampit është siguruar pajisja, e cila do të mbahet për vete. Gjatë kampit do të organizohet gara, ndërsa për të ata më të mirët do të sigurohen medaljet dhe shpërblimet. Të gjithë pjesëmarrësit e kampit do të marrin mirënjohje”, tha Stajiq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues