Arkiva e lajmeve
                   

KAMBERI NË TAKIM ME AMBASADORIN BRITANIK

17. tetor 2017.

Bujanoc – “Nga Denis Kifi kam treguar ndihmë tek Qeveria e Serbisë inicon vazhdimin e bisedimeve rreth Planit nga 7 pika nga viti 2013”, tha kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe.

Kamberi ka paralajmruar që më 19 tetor do të marrë pjesë në takimin e Miqëve nga Jugu i Serbisë, grupit joformal të cilin e përbëjnë ambasadorët e njëzet vendeve në Serbi.

„Unë në këtë takim kam marrë pjesë në vitin 2011, dhe kjo ka qenë hera e fundit që në atë të gjendet ndonjë përfaqësues i vetqeverisjes lokale. Neve na ka përfaqësuar Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues, por ai si zyrtar shtetëror qeveritar ka përfaqësuar edhe interest e Qeverisë së Serbisë, të cilat shpeshë janë të kundërt me ato tonat”, tha Kamberi.

Ai ka paralajmruar se të martën në Beograd do të bisedoj me kryeministren Ana Bërnabiq rreth Planit 7 pikësh, ndërsa si tema kryesore do të jenë edhe integrimi i shqiptarëve dhe problemet në arsim.

Plani rreth 7 pikave është miratuar me konkluzion të posaçëm të Qeverisë së Serbisë, më 4 qershor 2013.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues