Arkiva e lajmeve
                   

KAMBERI DHE SINANI NË DANIMARKË

16. maj 2017.

Bujanoc – Preshevë – Kryetari i komunës së Bujanocit dhe kryetarja e komunës së Preshevës do të marrin pjesë në një vizitë katërditore në Danimarkë. Ata më 19 maj do të marrin pjesë në punën vjetore të kuvendit Ndërkombëtar të Asociacionit të Qyteteve dhe Komunave “Qytetet e forta”, i cili do të mbahet në qytetin e Danimarkës Arhusu.

„Kjo për neve në Bujanoc është gjë shumë me rëndësi të jashtëzakonshme. Detyra jonë tani është që këtë antarsim në asociacionin “Qytetet e forta” ta shfrytëzojmë për kontakte me kompanitë nga vendet e ndryshme dhe që të interesohemi që këtu të hapin repartet e fabrikave apo farbika”, tha Kamberi.

Në kuvendin për këtë vit të këtij asociacioni në qytetin Arhus në Danimarkë, do të marrin pjesë përfaqësuesit nga 450 qytete dhe komuna nga të gjitha kontinentet.

Kamberi ka marrë miratim nga Këshilli Komunal për udhëtim në këtë mbledhi, në të cilën Bujanoci do të pranohet me anëtarsim të plotë në Asociacionin Ndërkombëtar të Qyteteve dhe Komunave. Anëtarët kanë miratuar ndarjen e mjeteve nga buxheti të nevojshme për anëtarsim në këtë asociacion ndërkombëtar.

Harxhimet tjera të udhëtimit do t`i financoj ambasada e SHBA-së në Serbi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues