Arkiva e lajmeve
                   

KALANOVIQ – PRIORITET I JUGUT - INVESTIMET

5. nëntor 2012.

Jugpress / Bujanoc- Ministrja për Zhvillimin Rajonal dhe Pushtetit Lokal, Verica Kalanovic tha të premten në Bujanoc se prioriteti më i lartë i Qeverisë së Serbisë në jug të Serbisë duhet të jetë sjellja e një investitori të madh, në mes të Vranjës dhe Bujanocit, dhe ka  shtuar se ajo zonë ka një perspektivë  përfundimin e pjesës së korridorit 10 i cili kalon në afërsi të Bujanocit.

Atëherë njerëzit këtu do të punësohen në bazë të aftësive dhe meritave e jo sipas kuotave për romët, serbët dhe shqiptarët, si tani, ka thënë Kalanoviq. Ajo vuri në dukje se investitorët shkojnë aty ku ka infrastrukturë të mirë, të tillë si autostrada. Kalanoviq shtoi se komuna e Bujanocit nuk do të jetë e privilegjuar në ministrinë e saj, por do të ketë të njëjtin trajtim si komunat e tjera. 

Trajtimi i barabartë për të gjithë, domethënë edhe insistim në zhvillimin e balancuar rajonal dhe nxitjen e daljes së komunave nga kategoria 4, e cila përfshin më të varfërat, tha Kalanoviq dhe shtoi se vitin ardhshëm dhe atë 2014 do të sigurohen mjetet për stimulimin e komunave, të cilat nga kategoria e më të varfërve të kalojnë në kategorinë e 3 sipas zhvillimit.

Kalanoviq vuri në pah se do të sigurohen para dhe e konsideron shumë të rëndësishme që komunat të inkurajohen sa që më nuk duan të jenë më të varfërat, sepse kjo nënkuptonte donacione. Ajo tha se ka ekzistuar dilema mbi emërimin e kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, dhe u vendos që të jetë njeriu për të cilin pozicioni do të jetë ekskluzivisht obligim, për shkak të rëndësisë së rajonit.

Zoran Stankoviq është njeri që ka shumë miq personalë në këto komuna, kumbara i tij është shqiptar, dhe ai vetë e ka origjinën nga jugu i Serbisë, prandaj i kupton shkëlqyeshëm të gjitha problemet, të cilat i kanë njerëzit që jetojnë këtu",ka thënë ajo.

Në takimin e Qendrës për regjionalizim "Agora e Bujanovacit" si një nga problemet më të mëdha për funksionimin e komunave, u theksua transferimi i kompetencave  për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale.

Kalanoviq tha se me vendimin e Qeverisë serbe të muajit shkurt, rreth 6.000 kilometra rrugë janë bartur në përgjegjësinë e komunave, me të cilat janë rënduar buxhetet e tyre. Ajo shtoi se komunat e varfëra  janë të obliguara t’i mirëmbajnë të gjitha rrugët në territorin e vet, edhe pse për këtë nuk kanë as mundësi teknike e as financiare.

Për këtë arësye propozova që gjatë dimrit për mirëmbajtjen e rrugëve të angazhohen  Putevi Srbije, ndërsa për mirëmbajtjen verore të angazhohen pushtetet lokale, ka thënë Kalanoviq.

Ajo paralajmëroi se komunat për mirëmbajtjen verore të rrugëve do të marrin 500.000 dinarë për kilometër, dhe se Putevi Srbije do të paguhen vetëm për atë që vërtet do ta pastrojnë nga dëbora. 

Nuk guxojmë të lejojmë që gruaja shtatzënë të mbetet në dëborë ose autobusi plot me fëmijë i bllokuar nga bora, për shkak se autoritetet lokale nuk kanë të holla për të mirëmbajtur rrugët", ka thënë ministrja.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se e ardhmja e Bujanocit varet nga ajo se sa vende të reja pune do të krijohen, të cilat do të parandalonin të rinjtë të largohen nga qyteti.

 Ai shtoi se Kalanoviq  kishte premtuar edhe përfundimin e projekteve nga Plani Kombëtar për Investime në territorin e Bujanocit, të cilat kishin filluar më parë.