Arkiva e lajmeve
                   

KA PËRFUNDUAR VITI I DYTË I PROJEKTIT “QYTETI YNË, SHKOLLAT TONA”

25. dhjetor 2018.

Në sallën e mbushur të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc është prezantuar Udhërrëfyesi i Bujanocit, tw përpiluar nga aspekti  i të rinjëve përmes shfaqjes së shkurtër të cilën e kishin përgaditur nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Këta nxënës marrin pjesë në projektin “Qyteti ynë, shkollat tona” për vitin e dytë rradhazi i cili realizohet nga Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në partneritet me organizatën “Grupi 484”, përmes përkrahjes së Fondacionit për Fëmijë Pestalozzi nga Zvicrra dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teklogjik dhe komunës së Bujanocit.

Në vitin e dytë të projektit kanë marrë pjesë më shumë se 50 arsimtarë dhe 100 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga territori i komunës së Bujanocit. Shkollat të cilat kanë marrë pjesë këtë vit janë shkolla e mesme “Sveti Sava” dhe “Sezai Surroi” dhe shkollat fillore “Branko Radiçeviq”, “Naim Frashëri”, “Vuk S. Karaxhiq”, “Ali Bektashi”, “Bora Stankoviq” dhe “Muharem Kadriu”.

Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i mundësive për interaksion dhe bashkëpunim në mes fëmijëve dhe të rriturve të cilat i përkasin bashkësive të ndryshme etnike, si edhe avansimi i bashkëpunimit në mes shkollave në territorin e komunës së Bujanocit në të cilat mësimi realizohet në gjuhën serbe dhe shqipe.