Arkiva e lajmeve
                   

KA PËRFUNDUAR TRAJNIMI PËR PËRFAQËSUESIT E VETQEVERISJEVE LOKALE NË RRETHIN E JABLLANICËS

19. tetor 2017.

Leskoc – Në Shkollën e Lartë të Biznesit në Leskoc ka përfunduar trajnimi treditor për zyrtarët e punësuar në vetqeverisjet lokale në territorin e Rrethit të Jabllanicës, të cilën e kaluar 27 pjesëmarrës nga Medvegja, Leskoci, Lebani, Bojniku dhe Cërna Trava.

Trajnimin në kuadër të projektit “Menaxhimi me resurset njerëzore në vetqeverisjet lokale”, është realizuar nga Qendra për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, ndërsa qëllimi kryesor i projektit ka qenë forcimi i kapaciteteve të të punësuarve në vetqeverisjet lokale për përgaditjen, realizimin dhe implementimin e projekteve.

„Këtë trajnim e realizojmë për qëllim që sa më shumë të punësuar në vetqeverisjet lokale të aftësohen për të shkruar dhe implementuar projektet e suksseshme, në mënyrë që të mund të aplikojnë tek donatorët e huaj dhe nacional, për fitimin e mjeteve të pakthyeshme dhe këto mjete të përdoren në vetqeverisjen lokale”, tha Draga Belesada nga Qendra për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Përveç Rrethit të Jabllanicës, këto trajnime i kanë realizuar edhe rrethet e Pçinjës, Topllicës, Nishavës dhe Pirotit.

“Aktiviteti ynë nuk përfundohet në këto trajnime. Në dhjetor do të organizojmë trajnimin për shkrimin e projekteve të punimeve ndërkufitare. Presim që do të shpallet ftesa publikë në bazë të cilët edhe do të konkretizohet ky trajnim”, tha Belezeda.

Projekti financohet nga UE-ja dhe Këshilli i Europës, në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Shtetëre dhe Vetqeverisjes Lokale dhe Konferencën e Përhershme të Qyteteve dhe komuna.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues