Arkiva e lajmeve
                   

KA PËRFUNDUAR ME SUKSES CIKLI I DYTË I „SHKOLLËS SË GJUHËS SERBE PËR TË RINJËT E KOMUNITETIT SHQIPTAR NGA KOMUNA E BUJANOCIT DHE PRESHEVËS”

14. maj 2014.

Cikli i dytë i projektit „Shkolla e gjuhës serbe“ ka përfunduar me sukses. Nxënësit  e „Shkollës së gjuhës serbe” gjatë vikendi të fundit kanë kryer testin e njohurive të cilat kanë pasur mundësi t’i arrijnë gjatë shtatë muajve të shkuar. 

Për dallim nga viti i kaluar, ku  „Shkolla e gjuhës serbe“ është organizuar në Bujanoc dhe Preshevë, dhe ku ndjekës të kësaj shkolle ishin  kryesisht nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të diplomuarit, këtë vit për nxënësit e klasëve të SHF “Desanka Maksimoviq” në Bilaç (komuna e Bujanocit), janë organizuar orë shtesë të gjuhës serbe. Gjithashtu, edhe ky grup prej 80 filloristëve kanë kryer testin e njohurive, me të cilat kanë treguar se për katër muaj kanë zotëruar bazat e gjuhës serbe.

Analiza e testeve ka treguar se ndjekësit e „Shkollës së gjuhës serbe“ kanë arritur rezultate të mira. Përgaditjen e diplomave do ta bëj shkolla e gjuhës  Qendra Edukative nga Novi Sadi, përgjegjëse për realizimin e orëve.

Ky është viti i dytë i realizimit të projektit, nëpërmjet të cilit më shumë se 500 shqiptarë të rinj nga këto dy komuna kanë fituar dhe përmirësuar njohuri të gjuhës serbe

Projekti ka zgjatur shtatë muaj, nga Tetori i vitit 2013, deri në Maj të 2014-ës, ku orët janë organizuar dy herë në javë, vikendeve, ndërsa për nxënësit e Bilaçit përgjatë ditëve të punës. Realizimin e projektit e ka ndihmuar ambasada e Britanisë së Madhe.

Burimi: Trupi Koordinues