Arkiva e lajmeve
                   

KA KONTRABANDUAR SIRIAN

29. qershor 2015.

Preshevë – Policia në Preshevë ka arrestuar B.A (45) nga rrethina e Preshevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njërëz.

Policia pas aksionit, në Preshevë ka arrestuar B.A, i cili akuzohet se me veturën e tipit“ford focus”, me targa të Bujanocit, ka transportuar shtatë shtetas të Sirisë të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë nga Maqedonia në Serbi.

„Shtetasit e huaj janë ndaluar në momentin e daljes nga vetura, ndërsa dyshohet se B.A ka tentuar që t`i kontrabandojë deri në kufirin me Hungarinë”, ka njoftuar policia e Vrajës.

Gjykatësi i Gjykatës Themelore për procedurën paraprake  në Bujanoc, pas marrjes së deklaratës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues