Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR PROGRAMI “PROGRESI EUROPIAN”

2. korrik 2014.

 “Progresi Europian” ka zavendësuar programin “EU Progres” i cili është zbatuar pesë vite në jugun e Serbisë. Programi i ri zhvillimor do të përfshij nëntë komuna. Do të zbatohet në hapësirat e 34 qeverisjeve locale të Serbisë juglindore dhe jugvperendimore dhe atë nga Svërlingu, Presheva, Medvegja, Babushinca deri në Kurshumli, Tutin, Priboj dhe Novi Varosh. Edhe ky program si edhe atë të mëhershmin do t’a finansoj Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, duke i’u bashkangjitur edhe shteti ynë. Qytetet dhe komunat e jugut të Serbisë këto tri vitet e ardhëshme mund të presin nga UE dhe Zvicrra ndihma të pakthyeshme prej më sëpaku 24 e gjysmë milioni euro.

Programi i ri ka të njejtin qëllim – përmirësimin ekonomik të pjesëve të jugut të Serbisë, afërsinë e tyre në shikimin ekonomik me Serbinë veriore të zhvilluar.

“Progresi Europian” do t’a zbatoj Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese (UNOPS) sëbashku me Qeverinë Republikane.

Burimi: Rishikimi Ekonomik