Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR PRODHIMI NË „SIMPO“

14. janar 2015.

Vranjë – Pas ndërprerjes gjashtëmujore përshkak të bllokimit të llogarisë dhe humbjeve, në “Simpo” në shumicën e fabrikave përsëri ka filluar prodhimi. Prodhimi ka filluar në fabrikat e mobiljeve, tapicerive dhe dekorit në Vranjë, dyshekut në Bujanoc dhe shtratave për fëmijë në Radovnicë të Tërgovishtës.

Në lajmin për fillimin e konsoluduimit të gjigandit të rënë shtetëror, më 12 dhe 13 janar, janë lajmëruar blerësit e parë për blerjen e prodhimeve të “Simpo”-s.

Srgjan Disiq, drejtor gjeneral, ka thënë se përshkak të bllokimit të llogarisë së “Simpo”-s, prej 1,5 miliardë dinarë, gjatë vitit të kaluar nuk ka punuar 186 ditë. Punëtorët kanë filluar punën duke i’u faliminderuar kreditit të fondit për zhvillim prej më shumë se 600 milion dinarë, për nisjen e prodhimit, mirëmbajtjen e likuiditetit dhe dhënien e pagave për punëtorët. Për largimin vullnetar nga firma dhe ndërprerje janë lajmëruar 1.384 punëtorë. Me konvertimin e borxheve shteti është bërë pronar kryesor i kapitalit të “Simpo”-s.

Në „Simpo”, planifikojnë që fundi i këtij viti biznesor t’i arrijë me fitim prej më shumë se 50,4 milionë euro.

Burimi: Alo dhe Trupi Koordinues