Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR NDËRTIMI I SHTËPIS PËR GJASHT BINJAKET

15. maj 2012.

Medvegj -  Ka filluar ndërtimi i një shtëpi të re për gjashtë binjake nga fshati Gazdare në Medvegj, që kanë lindur për 28 muaj.
 
Paratë për shtëpinë  janë mbledhur kryesisht në aksion humanitar,ndërsa një pjesë dhuroi kompania  „Shpikaza“ nga Ivanjica.
 
Për një muaj e gjysmë për herë të parë familja do të ketë shtëpi me dhoma dhe banjo. Mjeshtrit thellë kanë gërmuar dhe themelet I kanë mbushur me beton, pas së cilës do të fillojë montimi  i shtëpisë prej 80 metra katrorë.

Gjithmonë ishte ëndrra ime që për familjen time të ndërtoj një shtëpi por për shkak të varfërisë nuk arrita. Falë njerëzve të mirë, tani dhe fëmijët tanë do të jetojnë si gjithë të tjerët tha Branislav Koviniq.

Gruaja e tij Maja shtoi: ende nuk besoj se e gjithë kjo ndodh. Gjithë jëten time unë do të kujtoj fillimin e vitit, kur pas një jete të vështirë gjithë ka filluar më mirë. I falënderoj  të gjithë njerëzit për ndihmë.

Këta fëmijë do të jenë në gjendje të kalojnë në dhomat e tyre në javën e parë të qershorit  dhe atëherë ne do të festojmë të gjithë.

Ajo do të jetë shtëpi shumë e bukur dhe funksionale që do të zgjasë gjatë, tha drejtori i „Shpikazit“.

Pushteti lokal në Medvegjë është i gatshëm  për të ndimuar me çështjet e lidhura me legalizimin dhe të lëshojë lejet e nevojshme.