Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR LARGIMI I DEPONIVE TË EGRA NË TERRITORIN E BUJANOCIT

24. prill 2020.

Bujanoc - Departamenti Komunal i Zhvillimit dhe Investimeve ka ndërmarrë hapat e parë për të zgjidhur problemet e deponive problematike në territorin e komunës.

Sipas fjalëve të kryeshefit Rahim Salihi, është filluar nga deponia më e madhe, mbi Tërnocin e Madh në rrugën për në Breznicë, përgjatë shtratit të lumit të Tërnocit.

"Deponia e egër shtrihej dy kilometra përgjatë rrugës. Ky është vetëm fillimi drejt qëllimit për ta bërë qytetin tonë një vend të bukur për të jetuar, "tha Salihi.

Ai njofton se mbeturinat do të hiqen nga vendet e tjera edhe në ditët në vijim, njëra prej tyre është një nga pjesët më të ngarkuara të qytetit, ngjitur me Tregun e Gjelbër.

"Vendi tjetër që do ta pastrojmë është rreth Tregut të Gjelbër", njofton Salihi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues