Arkiva e lajmeve
                   

KA FILLUAR GRUMBULLIMI TRADICIONAL I POPULLIT NË ORGANIZATËN E KOMUNËS SË MEDVEGJËS

8. shkurt 2018.

Medvegjë – Në shpirtin e traditës dhe ruajtjes së trashigimisë jo-materiale kulturore, këngëve dhe lojra të banorëve të Jabllanicës së Eperme, Organizata Turistike e Komunë së Medvegjës ka filluar organizimin e “Mbledhjeve”(grumbullim në fshat), grumbullim tradicional i popullit të këtij mjedisi.

Më 2 dhe 3 shkurt 2018, janë mbajtur mbledhje në hapësirat e shkollave fillore në Banjë të Sijarinës dhe Petril, gjë që me kënaqësinë më të madhe është pranuar nga ana e banorëve të këtyre bashkësive lokale. Në mbledhjen në Banjë të Sijarinës kanë marrë pjesë rreth 80 qytetarëve, ndërsa në shkollën në Petril kanë marrë pjesë më shumë se njëqind banorë. 

Të pranishmit i ka përshëndetur, përfaqësuesi i Organizatës Turistike të komunës së Medvegjës dhe kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq. Ai i ka faleminderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit në program, të cilët kanë qenë të vendosur që ky grumbullim tradicional i popullit të këtyre vendeve ta ruajnë nga harresa.

„Mbledhjet“ do të mbahen në Ravna Banjë dhe Tullarë në hapësirat e shkollave fillore më 9 dhe 10 shkurt.

Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues