Arkiva e lajmeve
                   

KA DALUR FJALORI I TË FOLURIT NË JUGUN E SERBISË

15. shtator 2014.

Nga shtypi sapo ka dalur vepra kapitale „Fjalori i të folurit në jugun e Serbisë“ (provincionalizmat, dialektet, barbarizmat etj.), shkrimtarit dhe profesorit univerzitar në penzion dr. Momçillo Zllatanoviq (1934) nga Vranja.

Ky është botimi i katërt, i plotësuar, i veprave të gjëra leksikografike të të folurit në jugun e Serbisë me më shumë se 20.000 fjalë dhe terme, me 810 faqe, të lëshuar nga Fakulteti i Mësuesisë në Vranjë.

Duke treguar kopjen e parë të nënshkruar nga botuesi, profesor dr. Zllatanoviq ka deklaruar se është jashtëzakonisht i kënaqur që një vepër e madhe dhe gjithëpërfshirëse rreth të folurit në jugun e Serbisë i mbetet shkencës dhe gjeneratave.

“Në këtë kënaqësi timen është krijuar një brengë e madhe. Gjitha fjalët i kam mbledhur në terren, në kushte të ndryshme, duke e dëgjuar afër 50 vite gjuhën popullore të gjallë, përkulshme, rrjedhshme dhe të çuditshme nga Cërna Trava deri në Gërdelic, përmes Vllasinës deri në Karadakun e Preshevës”, ka thënë Zllatanoviq.

Fjalori i parë i tij është shtypur në vitin 1988, tjetri pas dhjetë viteve, ndërsa i treti para tri viteve.

Burimi: Ok Radio, Blic dhe Trupi Koordinues