Arkiva e lajmeve
                   

KA ARRITUR NDIHMA PËR MË TË RREZIKUARIT NË MEDVEGJË

25. shtator 2017.

Medvegjë – Portali i Radio Medvegjës transmenton që ditëve në vazhdim Kryqi i Kuq i Medvegjës është pajisur me 560 pako ushqimore, 560 pako të prodhimeve higjienike dhe 5600 kg miell për banorët më të rrezikuar të komunës së Medvegjës.

Kontigjenti është siguruar përmes Kryqit të Kuq të Serbisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Luljeta Kosumi, sekretare e Kryqit të Kuq në Medvegjë, thekson se kjo ndihmë është vetëm njëri ndër aktivitetet e Kryqit të Kuq të Medvegjës, ndërsa si gjë të rëndësishme e thekson edhe punën e Kuzhinës Popullore, shfrytëzuesit e të cilës janë shumë të kënaqur.

Realizimin e projektit të Kuzhinës Popullore, pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë, e ka ndihmuar financiarisht edhe vetqeverisja lokalem me të cilin Kryqi i Kuq i Medvegjës ka jashtëzakonisht bashkëpunim të mirë.

Burimi: Radio Medvegja dhe Trupi Koordinues 

 

homescontents