Arkiva e lajmeve
                   

KA ARDHUR RRYMA NË MEDVEGJË

18. janar 2016.

Medvegjë – “Banorët e Medvegjës nuk kanë pasur tetë orëve energji elektrike”, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

„Ndërprerja ka ardhur përshkak prishjes në linjën e transmetimit të Medvegjës dhe Lebanit, ndërsa problemin e ka bërë bora e ngirë në telat dhe shtyllat. Diku në mes orës 15 dhe 16 është normalizuar furnizimi me rrymë elektrike në vendbanimin e Medvegjës dhe vendet në rrethinë. Ekipet e ndërmarrjes sonë komunale momentalisht punojnë në pastrimin e rrugëve në vendet dhe fshatrat malore në vijën administrative me Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Arsiq.

Lartësia e mbuluar nga bora në territorin e Medvegjës është në mes 30 dhe 60 centimetrave. Të gjitha rrugët në pjesët tjera të Rrethit të Pçinjës janë të qarkullueshme, ndërsa në rrugë ka borë dhe akull deri në tri centrimetra.

Më së shumti ka borë në Liqenin e Vllasinës dhe në territorin e Cërna Travës, ndërsa të gjitha shërbimet komunale kujdestarojnë 24 orë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues