Arkiva e lajmeve
                   

JUNIORËT NGA BUJANOCA VIZITUAN BEOGRADIN

19. prill 2011.

Klubi i basketbollistëve BSK Junior nga Bujanoca për  basketbolistët e vegjël  ka organizuar vizitë në Beograd. Ata rreth pesëdhjetë të moshave nga gjashtë deri në dhjetë vjeç, të hënën më 18 prill vizituan kryeqytetin, dhe në hallën sportive të Beogradit të Ri prezentuan në stërvitjen e juniorave të KB partizan.

Pas përfundimit të stërvitjeve të partizanëve të rinj, juniorët e Bujanocës vizituan stadiumet e klubëve futbollistike të Crvena Zvezdës dhe Partizanit dhe sallat trofe të dy klubëve tonë më të mëdha. Gjatë shëtitjes për gjatë stadiumeve dhe sallës trofe të Partizanit janë shoqëruar me ish  reprezentatuesit të basketbollit dhe me kampionin e Partizanit Zoran Stevanoviqin.

Basketbollistët e rinje pasditën e kanë kaluar në restorantin Mek Donalds, me kryetarin e Trupit Koordinues ministrin Milan Markoviq. Me çrast trajnuesi i KB BSK Junior Nenad Stajiq i ka ndarë mirënjohje ministrit Markoviq dhe drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues Danijela Nenadiqit.

Në fund të ditës, të stërmbushur me përmbajtje të numërta që ka bërë që fëmijët nga Bujanoca të marin përshtypjet  më të mira nga Beogradi, vizituan kopshtin zoologjik.

Vizita në Beograd është organizuar në kuadër të projektit “Që së bashku të jetojmë më mirë” të cilin e ka mbështetur Trupi Koordinues i Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.