Arkiva e lajmeve
                   

“JUMKO” HAPË REPART TË RI NË BUJANOC – PUNË PËR 50 PUNËTORË

23. janar 2017.

Bujanoc – Kombinati i pambukut “Jumko” në Vrajë, planifikon që në Bujanoc të hap repartin e ri në të cilin do të punësohen 50 punëtorë të kualifikuar.

Deputeti popullor nga Bujanoci, Nenad Mitroviq, ka njoftuar se më 1 shkurt do të filloj trajnimi tremujor i punëtorëve potencial.

Nëse “Jumko” më vonë do të organizoj punë në dy ndërrime, do të jetë e nevojshme që edhe 50 njërëz të trajnohen.  

Kompania e Vrajës vetëm se ka njoftuar se është rritur intesiteti i punës, përmes kontratave për tërë vitin 2017, do të hap mundësi për hapje të reja të punës, por edhe rritjen e fitimeve. Trend i afarizmit pozitiv është vazhduar edhe në vitin 2016, ndërsa punët më të mëdha janë për ushtrinë dhe policinë.

„Jumko” ka vetëm se punë të kontraktuara edhe për vitin 2018, gjë që do të hap nevojën edhe për angazhimin e kooperantëe, kështu që prodhimet, kështu që shiritat më të mëdha të prodhimit mos të ndalen përshkak të serisë e cila numëron pak më pak se njëqind prodhime.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues