Arkiva e lajmeve
                   

JUGU I SERBISË NUK SHFRYTËZON SHANCIN E OFRUAR

12. mars 2018.

Vranjë – “Shumë subjekte të vogla ekonomike nga jugu i Serbisë janë drejtuar për mjetet nga programi i Fondit për Zhvillim, të cilat janë të dedikuara për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe ekonomisë”, deklaroi Goran Joviq, drejtori i Odës Rajonale Ekonomike të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Joviq në takim me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale të Rrethit të Pçinjës në Vrajë, tha se kjo është një mundësi e lëshuar për komunat e Rrethit të Jabllanicës dhe Rrethit të Pçinjës të cilat i takojnë komunave më të pazhvilluara në Serbi.

 „Për fat të keq, në mesin e 13 komunave dhe një komune të qytetit (Vrajska Banjë), kemi nëntë komuna të pazhvilluara. Këto nëntë komuna do të duhet që më tepër të shfrytëzojnë këto mjete inkurajuese të cilat i ka miratuar Qeveria e Serbisë”, tha Joviq.

Ai theksoi se Oda Ekonomike Rajonale në periudhën e ardhshme do t`i kushtoj aksent të veçant informimit të sipërmarrësve rreth të gjitha programeve të cilat ofrojnë kredi shumë të favorshme.

 “Bëhet fjalë rreth kredive pa kamatë në katër vite, sëbashku me periudhën grejs prej një viti. Ajo që është e rëndësishme, ndërsa shumë sipërmarrës nuk e dijnë, 25 përqind e kredisë në fillim i shlyhet dhe kjo është shumë një aranzhman i favorshëm”, tha Joviq.

Ai paralajmroi edhe takimin i cili do të mbahet më 26 mars, në “Simpo”, në të cilin do të prezantohet programi i ri i Fondit për Zhvillim me ofertat e reaj për zhvillim të sipërmarrësisë dhe ekonomisë.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues