- 2023
- gusht (2)
- korrik (4)
- qershor (16)
- maj (14)
- prill (17)
- mars (26)
- shkurt (16)
- janar (13)
- 2022
- dhjetor (6)
- nëntor (4)
- tetor (24)
- shtator (8)
- gusht (9)
- korrik (6)
- qershor (25)
- maj (19)
- prill (21)
- mars (33)
- shkurt (26)
- janar (16)
- 2021
- dhjetor (32)
- nëntor (18)
- tetor (16)
- shtator (17)
- gusht (15)
- korrik (16)
- qershor (36)
- maj (8)
- prill (9)
- mars (87)
- shkurt (60)
- janar (33)
- 2020
- dhjetor (1)
- tetor (5)
- shtator (13)
- gusht (7)
- korrik (30)
- qershor (52)
- maj (76)
- prill (88)
- mars (91)
- shkurt (42)
- janar (31)
- 2019
- dhjetor (27)
- nëntor (61)
- tetor (45)
- shtator (48)
- gusht (61)
- korrik (54)
- qershor (19)
- maj (53)
- prill (65)
- mars (52)
- shkurt (25)
- janar (19)
- 2018
- dhjetor (36)
- nëntor (52)
- tetor (42)
- shtator (36)
- gusht (53)
- korrik (44)
- qershor (45)
- maj (33)
- prill (50)
- mars (50)
- shkurt (45)
- janar (50)
- 2017
- dhjetor (46)
- nëntor (51)
- tetor (60)
- shtator (34)
- gusht (53)
- korrik (61)
- qershor (58)
- maj (41)
- prill (44)
- mars (57)
- shkurt (54)
- janar (44)
- 2016
- dhjetor (55)
- nëntor (69)
- tetor (70)
- shtator (26)
- gusht (49)
- korrik (35)
- qershor (59)
- maj (34)
- prill (43)
- mars (47)
- shkurt (33)
- janar (46)
- 2015
- dhjetor (40)
- nëntor (39)
- tetor (59)
- shtator (55)
- gusht (19)
- korrik (51)
- qershor (28)
- maj (28)
- prill (54)
- mars (55)
- shkurt (29)
- janar (30)
- 2014
- dhjetor (26)
- nëntor (48)
- tetor (44)
- shtator (28)
- gusht (28)
- korrik (31)
- qershor (24)
- maj (52)
- prill (27)
- mars (25)
- shkurt (31)
- janar (16)
- 2013
- dhjetor (23)
- nëntor (29)
- tetor (34)
- shtator (14)
- gusht (15)
- korrik (25)
- qershor (13)
- maj (24)
- prill (10)
- mars (15)
- shkurt (21)
- janar (15)
- 2012
- dhjetor (17)
- nëntor (24)
- tetor (26)
- shtator (3)
- gusht (15)
- korrik (15)
- qershor (3)
- maj (5)
- prill (7)
- mars (14)
- shkurt (8)
- janar (9)
- 2011
- dhjetor (8)
- nëntor (16)
- tetor (14)
- shtator (13)
- gusht (12)
- korrik (14)
- qershor (6)
- maj (16)
- prill (12)
- mars (20)
- shkurt (12)
- janar (7)
- 2010
- dhjetor (3)
- nëntor (7)
- tetor (17)
- shtator (19)
- gusht (12)
- korrik (16)
- qershor (22)
- maj (14)
- prill (11)
- mars (15)
- shkurt (21)
- janar (11)
- 2009
- dhjetor (12)
- nëntor (15)
- tetor (8)
- shtator (12)
- gusht (6)
- korrik (14)
- qershor (15)
- maj (9)
- prill (14)
- mars (7)
- shkurt (14)
- janar (6)
- 2008
- dhjetor (7)
- nëntor (6)
- tetor (2)
- shtator (2)
JUGU I SËRBISË NUK ËSHTË TEMË E BISEDIMEVE NË BRUKSEL
Deklarata e shqiptarëve nga jugu i Sërbisë me të cilën kërkohet reciprocitet në pikëpamje të të drejtave, të cilat duhet t’t fitojnë serbët në veri të Kosovës, nuk do të gjendet në tryezën e bisedimeve në Bruksel, thotë Zoran Stankoviq. I vetmi dokument, i cili është bazë për bisedime është platforma e përbashkët e 25 shkurtit, tha Stankoviq.
Kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Sërbisë, Zoran Stankoviq ka thënë se deklaratën me të cilën këshilltarët shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja kërkojnë reciprocitet në pikëpamje të të drejtave, të cilët Serbët në veri të Kosovës duhet t’i fitojnë, nuk do të gjindet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
I pyetur që të komentojë për njoftimin e liderëve shqiptarë nga jugu i Sërbisë, se do të kërkojnë që çështja e statusit të tyre të zgjidhet paralelisht me statusin e ardhshëm të veriut të Kosovës, Stankoviq për RTS-in tha që nuk ekzistojnë paralele në mes të këtyre dy situatave.
“Nuk kemi marrë kërkesa nga deklarata, të cilën shqiptarët nga jugu i Sërbisë e kanë miratuar më 9 mars. Mendoj se kjo ka të bëjë me një lloj presioni në rrjedhën e bisedimeve në Bruksel për statusin e komunave serbe në Kosovë. Ajo deklaratë nuk mund të gjendet në tryezën e bisedimeve në Bruksel”, bëri të ditur Stankoviq.
Stankoviq theksoi se dokumenti i vetëm në të cilin janë bazuar bisedimet e Qeverisë së Sërbisë me liderët shqiptarë nga jugu i vendit, është platforma për të cilën sëbashku kanë rënë dakord më 25 shkurt, e jo deklarata, të cilën këshilltarët shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja e kanë miratuar më 9 mars.
“Me platformën tetëpikëshe, për të cilën kemi rënë dakord me përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Sërbisë dhe misionit të OSBE-së më 25 shkurt, janë specifikuar problemet në zgjidhjen e të cilëve duhet të punojnë sëbashku autoritetet qëndrore dhe ato lokale të këtyre tri komunave në jugun e Sërbisë, ashtu që njerëzit në atë zonë të jetojnë më mirë”, ka thënë Stankoviq.
Stankoviq u kujtoi se për qëndrimet e bisedimeve të ardhshme me përfaqësuesit shqiptarë nga Bujanoci dhe Preshevës kanë rënë dakord pas vizitës së bërë pak kohë më parë komunave në jug nga shefi i misionit të OSBE-së në Sërbi Peter Burkhard.
„Kemi rënë dakord që problemet t’i zgjidhim me anë të masave afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata. Njëra nga zgjidhjet afatshkurtëra, të cilën do ta realizojmë deri në fillim të vitit 2014 i referohet vërejtjes, të cilën e kanë bërë shqiptarët për regjistrimin në librat amzë i cili bëhet vetëm me alfabet qirilik“, ka thënë Stankoviq.
Stankoviq ka thënë se është parashikuar që zgjidhjet afatmesme do të realizohen deri në fillim të vitit 2015, ndërsa ato afatgjata pas këtij viti..
Duke komentuar gjendjen në rrethin e Pçinjës pas përmbytjeve që kanë ndodhur disa ditë më parë, Stankoviq theksoi se prioritet në ofrimin e ndihmës kanë familjet e goditura nga përmbytjet, të cilave deri tash iu është paguar nga 3.500 dinarë.
“Situata është kritike edhe pse kemi ndarë 1,3 milion dinarë për ndihmë emergjente për zonën e goditur nga përmbytjet. Është planifikuar që t’u dërgohet edhe më tej ndihmë me vlerë prej gjashtë milionë dinarësh, që të riparohen pasojat nga përmbytjet në rrethin e Pçinjës”, ka thënë Stankoviq.
Burimi: RTS