Arkiva e lajmeve
                   

JUGPRESI SHËNOI DHJET VJETORIN E EGZISTIMIT

12. maj 2016.

Agjensioni informativ rajonal Jugpres, me seli në Leskoc, ka shënuar dhjet vjetorin e punës së tij. Jugpres është agjensioni i parë i themeluar jashtë Beogradit me qëllim që të mirret me temat rajonale, me aksent të veçantë në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Kosovë dhe Metohi, si dhe në Maqedoni veriperendimore. Në ueb faqen e tij publikohen tekstet në gjuhën serbe, shqipe, rome dhe bullgare. Jugpresi ka filluar i pari që të publikoj edhe TV videot, në kohën kur atë nuk e kanë bërë as mediat e mëdha qendrore. Gjithashtu, Jugpresi është media e parë në Serbi që ka vendosur shërbimin në gjuhën shqipe. Përmbajtjet e këtij agjensioni përdoren si mediat nga mediat e Serbisë, por edhe ato nga territori i Kosovës dhe Metohisë dhe nga ish republikat e Jugosllavisë.

Jugpresi dhjet vjetorin e pret me konceptin multimedial të agjensisë së produksionit, i cili përveç shërbimit klasik informativ të lajmeve të shkurara, me zë, me foto dhe televizive, përfshin edhe internet televisionin.

„Rrugën e gjatë prej dhjetë viteve në kushtet të cilat ka egzistuar gazetaria në Serbi i kemi kaluar me kokë të ngritur dhe në këmbë, jemi krenar që kemi kaluar rrugën të cilën e kanë përcjellur dhe e përcjellin shumë media. Posaçërisht, jemi krenar në bashkëpunimin të cilin e kemi me mediat e shumëta në rajon, të cilat raportojnë në gjuhë të ndryshme”, ka thënë Lilana Stojanoviq, themeluese dhe redaktore e Jugpresit.

Dekadën e egzistimit të Jugpresit e urojnë edhe të punësuarit në Trupin Koordinues, me dëshirë që sikur deri tani të kemi bashkëpunim reciprok profesional dhe korrekt.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues