Arkiva e lajmeve
                   

JETA E EMIGRANTËVE NË QENDRAT NË RRETHIN E PÇINJËS

19. dhjetor 2018.

Preshevë, Bujanoc - Dita ndërkombëtare e emigrantëve botën e priti me 258 milionë njerëz në lëvizje. Nga kjo, 40 milion njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit dhe miliona njerëz kanë lëshuar shtëpitë e tyre çdo vit nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë. Aktualisht në Serbi, janë 4,056 emigrantë të vendosur në njëmbëdhjetë qendra paranimi dhe pesë qendra të azilit, ndërsa 25% janë fëmijë. Ka rreth pesëqind emigrantë në 3 qendra në Rrethin e Pçinjës.

Fadal Muhamed është në Serbi për dy vjet. Sëpari ishte në kampin e Preshevës dhe tani është me familjen e tij në Vrajë. Vajza e tij tetë muajshe mori emrin serb Dunja e lindur në Serbi.

"I kemi të gjitha, por situata po ndryshon, më herët organizatat e huaja më shumë kanë dhënë donacione, por të gjitha familjet kanë ato të cilat i nevojiten. Në Serbi është strehimi më i mirë për familjet", tha Muhamad Fadal, nga Afganistani.

Fadal është në listën e pritjes për të shkuar në Hungari, Sonja dëshiron të bashkohet me vëllain e saj në Gjermani.

"Njerëzit këtu janë të mirë, kemi ndihmë mjekësore, ushqim, gjithçka që kemi nevojë, brenda është ngrohtë, njerëzit duan të na ndihmojnë, me neve sillen me rrespekt të madh", thotë Sonja Hajdari, nga Afganistani.

Fëmijët nga Qendra e Pritjes në Vrajë dhe Bujanoc përfshihen në sistemin shkollor dhe përveç shkollave marrin pjesë edhe në aktivitete të tjera.

Muhamed Amin Ashali, student nga Afganistani thotë se i pëlqen të shkojnë në shkollë: "Këtu më është shumë mirë. Shoqërohen me të gjithë, mësoj dhe kam shumë shokë”

"Këta janë shumë shokë të mirë, dhe jo vetëm në shkollë, por edhe në aktivitetet jashtëshkollore", thotë Matea Joviq, nxënës nga Bujanoca.

Në Bujanoc, emigrantët dhe nxënësit përgatitën një shfaqje të përbashkët, pas së cilës ata lëshuan balona me kartolina urimi dhe mesazhe të Vitit të Ri.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues