Arkiva e lajmeve
                   

JANË SIGURUAR TË HOLLAT PËR LIDHJEN E STAZHIT TË PUNËS PËR PUNËTORËT

14. mars 2017.

Beograd – Të gjithë ish punëtorët të cilëve punëdhënësit nuk ua kanë paguar kontributet dhe të cilët kanë “vrimë” në stazh, mund që deri në fund të vitit 2017 të paraqiten për lidhjen e stazhit. Të hollat janë siguruar nga arka shtetërore, ndërsa të drejtë për paraqitje kanë të gjithë të punësuarit në firmat në procesin e privatizimit, rekonstruktuimit apo në falimentim.

Sipas konkludimit të Qeverisë, vendimi i përket të gjithë atyrëve të cilët më 13 gusht të 2014, e kanë pasur shenjën “në rekonstruktuim”, dhe të cilët kanë arritur kushtin për pension. E njejta vlen edhe për ish të punësuarit ndaj të cilëve është hapur falimentimi në vitin 2015, 2016 dhe 2017,  por edhe për të gjithë ata të cilët në vitin 2017, plotësojnë kushtet për pension dhe të cilët në bazë të asaj i ndërpritet mardhënia e punës.

Deri në fund të vitit të kaluar vetëm 923 punëtorë kanë arritur që ta lidhin shtazhin dhe të krijojnë njërin ndër kushtet për pension, edhepse shteti ka siguruar të holla për 13.000 punëtorë nga kompanitë në rekonstruktuim. Kompetentët gjatë vitit 2016, kanë theksuar se vazhdim të afatit për lidhjen e stazhit të punës nuk do të ketë, por shteti përsëri ka vendosur që këtë ta bëj edhe në vitin 2017, sepse vitin e kaluar numri i përgjigjeve të punëtorëve për të cilat vendimi është sjellur ka qenë i vogël.

Të punësuarit të cilët vendosin që në këtë mënyrë ta lidhin stazhin, duhen ta dijnë se është procedurë e ndryshme për dorëzimin e kërkesave për punëtorët e kompanive në restruktuim, ndërsa procedurë tjetër është për lidhjen e stazhit me ish punëtorët në kompanitë ndaj të cilave është filluar procedura e falimentimit në dy vitet e fundit apo tek të cilat falimentimi do të ndodhë në këtë vit. 

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues