Arkiva e lajmeve
                   

JANË SIGURUAR 20.000 KUPONA TJERË PËR PUSHIME NË SERBI

13. korrik 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Deri më tani turistëve serb për pushime në banjat dhe malet vendore janë ndarë 67.000 kupona, ka thënë ministri i tregëtisë, turizmit dhe telekomunikacionit Rasim Lajiq.

Lajiq ka theksuar se janë siguruar 20.000 kupona tjerë dhe pret që ato të ndahen në fillim të gushtit.

 „Deri më tani kemi ndarë 67.000 kupona, ndërsa në të njejtën periudhë në vitin e kaluar kemi lëshuar 32.000 kupona, gjë që është dyfish më e madhe se vitin e kaluar”, tha ministri i cili ishte mysafir në RTS.

Siç thot ai, shqyrtohet që të kërkohen mjete tjera nga rezervat e buxhetit apo që aksionet të përfundohen dy muaj më herët se që është e planifikuar.

Lajiq thotë se rritja e numrit të turistëve të huaj të cilët e vizitojnë vendin tonë janë më të mëdha se vendore, kështu që 15 përqind më shumë të turistëve të huaj në pesë muajt e parë të këtij viti për dallim në të njejtën periudh të vitit të kaluar.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues