Arkiva e lajmeve
                   

JANË PUBLIKUAR REZULTATET PRELIMINARE TË STUDIOS SË VIZIBILIETIT PËR HAPJEN E SHKOLLAVE TË LARTA NË BUJANOC DHE PRESHEVË

18. shkurt 2010.

BUJANOC – Përfaqësuesit e Qendrës për rezistencë jo të dhunshme (CNO) dhe Qendrës për politika arsimore (COP) dje (më 18 shkurtë) në Bujanoc kanë prezentuar rezultatet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc. Studioja është si rezultat i një studimi disamujorë në suaza të projektit ,,Reforma e e politikës arsimore në Sebinë jugore’’ i cili ka sistematizuar elementet e sistemit arsimorë në Serbi dhe ka perceptuar përvojat nga regjioni në bazë të së cilave do të japë skenarin për aktivitetet e ardshme. Qëllimi i këtij prezentimi ka qenë që në bazë të diskutimeve të hapura të mblidhen komentet të cilat më pastaj do të përmblidhen në rezultatet finale të Studios, e cila do të arritet në përgjithësi. Të gjithë pjesëmarrësit në diskusion kanë shprehur kënaqësi të madhe për rezultet preliminare dhe me profesionalizmin rreth përpilimit të Studios së vizibilitetit.

Takimin e ka hapur drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq i cili me këtë rastë theksoi se përpilimi i Studios së vizibilitetit është një ndër projektet më të rëndësishme në vitin 2010 dhe shtoi: ,,Trupi Koordinues në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme ka inicuar përpilimin e këtijë Studio të vizibilitetit sepse kemi paraparë se hapja e fakultetit në Preshevë dhe Bujanoc nuk është e mundur pa analizën e të gjitha kushteve dhe se kjo punë me rëndësi primare duhet të kryhet në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Trupi Koordinues dhe kryetari i sajë, Milan Markoviq, në mënyrë finansiare, logjistike dhe profesionale kanë ndihmuar në përpilimin e këtijë Studio të vizibiliteti dhe ne jemi të përkushtuar zgjidhjes së problemeve arsimore në Preshevë dhe Bujanoc’’. Gjurgjeviq tha poashtu se qështja e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme ka një rëndësi të madhe dhe se Trupi Koordinues në atë drejtim do të japë përpjekje të mëdha. Ai poashtu theksoi përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë që fakulteti në Preshevë dhe Bujanoc do të hapet, mirëpo nuk do të ketë nevojë për licitimin e afatit.

Rezultatet preliminare të Studios së vizibilitetit i paraqiti dr. Jana Baqeviq, lidere e ekipit studimor Qendra për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrës për politikë arsimore, organizata joqeveritare të cilat kanë pregatitur Studion. Ajo paralajmëroi se prezentimi i rezultateve finale do të jetë më 3 marsë në Beograd ndërsa në planin e Studios do të përfshihen edhe rastet e Studios së Maqedonisë, Malit të Zi dhe Vojvodinës si dhe komentet, sugjerimet dhe dskutimet nga Bujanoci.

Robert Shup, nga zyrja e përfaqësuesit të lartë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Organizatës për bashkëpunim dhe siguri Europiane (OSBE) deklaroi se OSBE-ja mbështetë zgjidhjen e qështjes së arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc dhe se më e rëndësishme është krijimi i kushteve të volitshme për vijimin e mësimit për të gjithë komunitetet dhe shprehu kënaqësinë me punën e deritanishme për Studion e vizibilitetit si dhe OSBE-ja ka nderin të marrë pjesë në program të tillë.

Radmila Maslovariq, përfaqësuesja e Fondit për shoqëri të hapur e cila gjithashtu finansiarisht ka përkrahur Studion e vizibilitetit, deklaroi se me kënaqësi të madhe përkrahë projekte të tilla dhe se me kujdes do të ndjekë vazhdimin e punës për këtë Studio dhe implementimin e sajë.

Në një bisedë e cila ka zgjatur rreth tri orë, shumica e komenteve në të vërtetë kanë qenë falënderimet mbi rezultatet preliminare të cilat i kanë bërë në mënyrë profesionale anëtarët e ekipit të Studios së vizibilitetit.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se ky dokument është i shkëlqyeshëm, është punuar në mënyrë shkëlqyer dhe profesionale, dhe se tash është me rëndësi të priten rezultatet finale.

Kryetari i komunës së Bujanoci e njëherit zëvendëskryetarë i Trupit Koordinues, Shaip Kamberi dekaroi se rezultatet preliminare janë paraqitur në mënyrë të shkëlqyeshme duke shtuar se pas rezultateve finale na duhet një koncenzus për hapat e ardhshëm.

Deputeti popullorë, Riza Halimi gjithashtu shtoi se kjo Studio e vizibilitetit është një hapë i mirë dhe se është me rëndësi që problemet e arsimit të zgjidhen edhe në shkollat e mesme dhe fillore.

Studion e vizibilitetit e kanë përkrahur finansiarisht Fondi për shoqëri të hapur, Departamenti për zhvillim ndërkombëtarë i Mbretërisë së Bashkuar (Britania e Madhe), Fondi Ballkanik për demokraci dhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.